Shqiptarët në Angli, ministrja britanike: Krenare që kemi dëbuar 1 mijë prej tyre

Shqiptarët e duan Britaninë, por edhe ky shtet është kundër emigratëve ilegalë. Gjithësesi shqiptarët për të ikur i gjejnë rrugët drejt Britanisë. Ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, thotë se Britania ka dëbuar 1 mijë e 741 “shkelës” të huaj.

“Pothuajse 1 mijë shqiptarë në total janë kthyer në vendin e tyre”, tha ajo.

“Kjo punë tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenar që kemi larguar pothuajse 1 mijë ‘shkelës të huaj’ shqiptarë deri më tani, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB”.

Shqiptarët janë kryefjala e shtypit në Angli. ”Daily Mail”, shkruajti dy ditë më parë se më shumë se 4000 shqiptarë kanë arritur në Britani që nga muaji janar. “Përshkallëzimi i paprecedentë i të ardhurve shqiptarë është për shkak të taktikave të reja nga bandat e trafikimit të njerëzve në Ballkan dhe dobësive në ligjet e “skllavërisë moderne” të Britanisë”,-thuhet në shkrim.

Të Fundit