“Shqiptarët e dinë se çfarë i bëhet atij njeriu”/ Basha në Peqin: E keqja i ka orët e numëruara!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të takimeve elektorale u ndal sot në Peqin, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të sjellë ndryshimin në 25 prill.

Në fjalën e tij, kreu i demokratëve u shpreh se të keqes i ka ardhur fundi, ndërsa theksoi se frika që ka kapur Ramën nga vota popullore nuk mund të fshihet dot.

Ndër të tjera, kreu i PD tha se shqiptarët duhet t’ja tregojnë vendin, t’i mbyllin derën në 25 prill dhe të votojnë ndryshimin e Shqiperise.

“Për vite me radhë kam patur nderim të jem në mesin tuaj si deputet i qarkut të Elbasanit dhe të qytetit të Peqinit. Bashkë njihemi, sepse na kanë lidhur hallet. Sa herë që marrë rrugën nga Tirana në Elbasan, sa herë që distanca mes qendrës së Tiranës dhe kullës së sahatit të Peqinit është bërë 4 herë me e shkurtër për shkak të tunelit të Elbasanit, kujtohem sesa e pandalshme është fuqia jonë kur jemi bashkë.

Sot kam ardhur t’ju them, se tetë vite j’ua ka ulur kokën Edi Rama me bandat e tij, tetë vite ju ka keqtrajtuar ju ka marrë nëpër këmbë. Njerëzit që duan të punojnë me punë të ndershme, në një zonë kaq të bukur si Peqini, ku stresi, varfëria, papunësia kanë shkatërruar ekonomitë familjare dhe ka larguar të rinjtë dhe të reja

Kam ardhur t’ju them, le të bëhemi edhe një herë bashkë. Dita e dyshimit po afron. Peqini do ndryshim, Shqipëria do ndryshim. Ndryshimi që po vjen është përfundimi i rrugës që kemi nisur bashkë duke çuar Shqipërinë drejt Evropës. Duke sjellë standardet evropiane në Shqipëri.

Ne do mundësojmë që rinia e Peqinit të ndërtojë jetën e vet  këtu.

E keqja që ka zbatuar ekonominë i ka orët e numëruara. Frika që i ka kapur nga vota popullore nuk fshihet dot as me teatër dhe as cirk, as duke përsëritur të njëjtat premtime që ka bërë 8 vite me radhë. Ka gënjyer 8 vite. Shqiptaret e dinë se çfarë i bëhet atij njeriu. I mbyllet dera në fytyrë. I thuhet largohu. Ju ftoj të bashkohemi rreth PD për të sjellë ndryshimin”, tha Basha.

Të Fundit