Lefter Maliqi : Rama i flaku në rrugë socialistët e ndershëm, ju sa mandate do të marrë PD dhe PS në Berat

“Në Qarkun e Beratit, Partia Demokratike merr katër mandate, LSI dy dhe Partia Socialiste vetëm një mandat”.

Kjo është prognoza e deputetit Lefter Maliqi për qarkun ku kandidon në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do zhvillohen më 25 Prill.

Ai tha se Rama ka hedhur në rrugë socialistët e ndershëm.

“LSI merr 4, dy merr PD, PS merr 1 mandat. Jam mëse i bindur që do të thyej herësin, do të futem deputet dhe do të jem sërish zë kritik nëse nuk mbahen premtimet nga kryeministri i ardhshëm Basha. Në qarkun e Beratit Shameti është kundër PS, ai përdori Xhafajn për Reformën në Drejtësi dhe e la të 24. Majkon e flaku në rrugë, siç flaku Vasilika Hysin, Saimir Tahirin dhe shumë socialistë të tjerë të ndershëm, si Klosi, Balla. Nesër kam takim me 50 socialistë të pakënaqur, sepse ne jemi forcë e madhe. Të sigurt për një fitore të madhe”, tha Maliqi.

Të Fundit