Pas tërmetit të fortë të 21 shtatorit, të tjera lëkundje kanë vijuar të regjistrohen në Shqipëri.
Kështu gjatë natës së kaluar, në vendin tonë janë shënuar dy lëkundje sizmike.
Sipas IGJEUM, lëkundja e parë është shënuar mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00, me magnitudë 3.1 ballë, me epiqendër në Ostren, 24 km në Veri të Librazhdit.
Ndërkohë, lëkundja e dytë është regjistruar 14 km në veri të Librazhdit, dhe ka qenë me magnitudë 2.4 ballë.
Kujtojmë se tërmeti i rënë një muaj më parë shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale duke krijuar plasaritje të pallateve, shembje dhe panik tek qytetarët