”Shqipëria i ka bërë detyrat”, ministrja Xhaçka: Presim që BE të mbajë fjalën

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Gjatë konferencës me homologun hungarez, Xhaçka vlerësoi ndihmën e dhënë nga Hungaria me asistencë për procesin e integrimit.

Shqipëria pret që konferenca e parë ndërqeveritare të zhvillohet brenda presidencës portugeze.

Si shenjë forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, pritet që një kompani hungareze të investojë në Shqipëri.

“Një ndërmarrje hungareze do të hyjë me një investim të ri me një vlerë prej 4.6 miliardë forintash hungareze. Një ndërmarrje hungareze do të ndërtojë një stacion me energji diellore me kapacitet katër megavat duke rritur kështu kapacitetin e brendshëm të energjisë elektrike shqiptare,” – tha Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Hungari.

Ministri hungarez ngriti shqetësimin e emigrimit të paligjshëm, për të cilin deklaroi se duhet të merren masa për ta frenuar.

Të Fundit