Shpresë nga nëndetësja e miliarderëve të zhdukur, ‘kapen’ zhurma në zonën e kërkimit

Pak pas mesnatës me orën lokale në Newfoundland, Kanada, u shfaqën dhe shenjat e para të mundshme nga nëndetësja e zhdukur rrugës për të eksploruar rrënojat e Titanikut.

Roja Bregdetare e SHBA-së tha se një aeroplan kanadez kërkimi kishte detektuar “zhurma nënujore” në zonën e kërkimit.

Sipas raportime, aeroplani detektoi “tinguj përplasjeje” nënujore në intervale prej 30 minutash që vinin nga ajo zonë

“Anija detare P8 dëgjonte tinguj përplasjesh në zonë çdo 30 minuta. Katër orë më vonë u vendos një hidrolokator shtesë dhe ende dëgjohej përplasje,” raportoi revista Rolling Stone.

CNN raportoi gjithashtu të martën mbrëma, se më shumë tingujt u kapën nga ekipi i kërkim-shpëtimit.

“U dëgjuan zhurma akustike shtesë, do të ndihmojnë në vektorimin e aseteve sipërfaqësore dhe gjithashtu duke treguar shpresën e vazhdueshme të të mbijetuarve,” thuhet në memon e dytë sipas raportit të CNN.

Një orë pas raportimeve të mediave, Roja Bregdetare e SHBA konfirmoi se avioni kanadez kërkimor kishte kapur “zhurmat nënujore”.

Kush po kërkon dhe çfarë kanë gjetur?

Roja Bregdetare e SHBA vazhdon të udhëheqë kërkimin kompleks mbi një sipërfaqe të oqeanit “më të madhe se shteti i Connecticut”, rreth 20,000 km katrore
Një aeroplan kanadez P-3 zbuloi “zhurmat nënujore” në zonën e kërkimit sipas rojës bregdetare.
Të dhënat nga avioni P-3 janë zbulimi i parë i mundshëm në kërkimin tre-ditor, duke drejtuar kërkimet drejt një loakcioni të caktuar.
Ekipet e shpëtimit nga marina, forcat ajrore dhe roja bregdetare e Kanadasë, si dhe roja ajrore e Nju Jorkut po ndihmojnë në gjetjen e nëndetëses.
Një anije kërkimore franceze i është bashkuar gjithashtu përpjekjeve
Nëndetësja Titan mendohet të jetë afërsisht 900 milje (1,450 km) në lindje dhe 400 milje (643 km) në jug të kryeqytetit të Neëfoundland, St Johns.
Kontakti u humb me nën një orë e 45 minuta pas zhytjes së nëndetëses, në vendin e mbytjes së Titanikut, i cili shtrihet në një thellësi prej 3,800 m.
Sipas vlerësimeve të mëparshme të Gardës Bregdetare të SHBA, në këtë pikë Titan ka më pak se 30 orë oksigjen të mbetur në bord.
Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?

Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është kryetar i firmës së avionëve “Action Aviation”
Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman
Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu.
Eksploruesi francez 73-vjeçar, Paul-Henry Nargeolet, mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

Të Fundit