Shpiket makina elektrike fluturuese – Stop
Bota, Të Gjitha

Shpiket makina elektrike fluturuese

Një makinë fluturuese mund të shëtisë turistët nëpër qytete me një shprejtësi prej 128 km/h, ka deklaruar një kompani.

XPeng X2 është tërësisht elektrike mund të qëndrojë në lartësinë 92 m, thuajse sa kulla e Big Ben. Por makina dy-vendëshe,  ecila mund të komandohet edhe nga larg, mund të arrijë edhe lartësinë e  Empire State Building.

Për ata që mund të kenë frikë gjatë fluturimit 35-minutësh, makina është e pajisur me një parashutë në rast incidentesh.

Firma kineze XPeng beson se makina do të jetë “e përsosur” për udhëtime të shkurtra midis qyteteve, si vizitat turistike  apo shpërndarja e pajisjeve mjekësore. Parashikohet se kostoja e saj do të jetë sa ajo e një makine luksoze Bentley apo Rolls Royce, ndërsa në treg do të dalë në vitin 2025.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *