Një monedhë greke e cila daton në fund të shekullit të katërt para Krishtit u zbulua nga alpinistët në një rrugë pyjore në malin Papuk të Kroacisë lindore, pas reshjeve të mëdha.
Monedha e argjendtë tregon Zeusin të hipur në fron me një zog në njërën anë dhe mban imazhin e Aleksandrit të Madh në anën tjetër.
Bashkë me monedhën u gjetën edhe fragmente qeramike. Një vendbanim i afërt ku jetonin afërsisht 500 njerëz përgjatë një rruge tregtare datohet në shekullin e shtatë para Krishtit.
Kjo tregon vazhdimësinë në skenën politike, ekonomike dhe kulturore të mbi 300 viteve, me të cilën pakkush mund të mburret sot, e lëre më atëherë.
Kështu komentoi arkeologu Hrvoje Potrebica.