Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni i banesës! Dyshohet se vuan nga skleroza

Një grua e moshuar rreth moshës 80 vjeç është shpëtuar në qytetin e Vlorës pasi doli në ballkonin e shtëpisë teksa kërcënonte se do të hidhej.

Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë ku e moshuara prej minutash qëndronte në ballkonin e shtëpisë në katin e tretë dhe kërcënonte që do të hidhej. Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.

Shefi i ndërhyrjes së shpejtë në zjarrfiksen e Vlorës, Luan Kapaj, shihet duke folur me zonjën e moshuar dhe duke u munduar ta bind që të zbresë nga banesa.

Pas disa minutash tentativash, e moshuara u bind dhe u arrit të shpëtohej. E moshuara dyshohet se vuan nga probleme të sklerozës.

 

 

Të Fundit