Shpërthim me lëndë plasëse në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktari mëson se një sasi tritoli ishte vendosur në pragun e derës së një zyre noterie.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorin e vendosjes së lëndës plasëse.


NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË TIRANË

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoriteteve.

Të Fundit