Pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet ku një 39-vjeçar nën efektin e drogës ka aksidentuar çiftin me fëmijën e tyre tre muaj që po kalonin në vizat e bardha, deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar ashpër duke thënë se kjo ngjarje nuk duhet të harrohet për tre ditë.

Në një video mesazh ai shprehet se policia e shtetit duhet të heqë tabelat që u sigurojnë parkim deputetëve të Kuvendit, të cilat sipas tij i disponojnë “lloj-lloj rrugaçi, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me të cilën ka fituar një status të paprekshmi në rrugë”.