Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Velipojë në një banesë.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha material, mesohet se janë lënduar edhe pjestarët e familjes. Të lënduarit janë identifikuar si Gjoka, 30 vjeçe, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç. Mësohet se të dëmtuarit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.
Punonjësja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, ka treguar se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se tre vajzat e reja dhe i mituri kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit
“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja e ambulancës