Shpërthen bombola e gazit në banesën e të moshuarit në Durrës

Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombulës së gazit.

Të Fundit