Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, foli pas shortit të kualifikueseve të Euro 2024, ku Shqipëria u vendos në Grupin E së bashku me Poloninë, Republikën çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Reja deklaroi se duhet të jemi të kënaqur me shortin, pasi u shmangën ekipe të mëdha, ndërsa shtoi se Shqipëria do të luajë për vendin e dytë, sepse sipas tij Polonia është shumë e fortë.
Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.
Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet në ndeshjet e fundit.
E ardhmja? Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me presidentin Duka. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të ulemi të flasim për të ardhmen.