Shoferi shqiptar habit gjermanët, 1800 km pa gjumë në sy, policët s’dinë ç’të bëjnë

Një shofer shqiptar i një linje të autobusësh Vlorë-Gjermani, ka habitur policët gjerman pas një ndalese rastësore.

Sheferi udhëtoi nga Shqipëria në Gjermani me plot me udhëtar në autobus – pa bërë asnjë pushim. Kjo u njoftua nga policia e trafikut në Coburg të enjten.

“Të mbërrish, në vend që të vdesësh, është si një kumar i pastër” – kështu është përshkruar stili i drejtimit të shoferit “të çmendur” shqiptar.

Specialistët e trafikut nga policia kontrolluan autobusin të enjten në zonën e pushimit në Coburg Forst Ost dhe konstatuan shkelje të ndryshme; Ndër të tjera, përdorimi i kartës së shoferit në të cilin ruhen kohët e drejtimit dhe pushimit.

Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 25 burra dhe gra, mes të cilëve edhe familje me fëmijë të vegjël. Gjithashtu, në bord ndodhej edhe një person i kërkuar nga, i cili akuzohet për qëndrim të paligjshëm. Më shumë detaje nuk dihen

Shoferi nuk i respektoi as kohët e pushimit

Shoferi gjithashtu “ka shpërfillur plotësisht” orarin ligjor të drejtimit dhe pushimit, sipas policisë. Për të mbuluar shkeljet ka përdorur kartën e shoferit të një kolegu që nuk ndodhej në bord.

Sipas policisë, autobusi ishte me shërbime ndërkombëtare të planifikuara nga qyteti i Vlorës në Shqipërinë për në Hamburg – rreth 2300 kilometra. Nga Vlora në Koburg është gati 1800 kilometra.

Sipas marrëveshjes ndërkufitare për drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve , një shofer mund të ulet pas timonit për maksimum nëntë orë në ditë. Më së voni pas katër orësh e gjysmë duhet të bëjë një pushim prej 45 minutash. Kjo gjithashtu mund të ndahet në dy pushime prej 15 dhe 30 minutash.

Sipas raportit të policisë, shoferi i kontrolluar është lejuar të vazhdojnë udhëtimin nga Bavaria në Hamburg pas një pushimi disa orësh të enjten. Ata presin një gjobë të lartë.

Të Fundit