“Përderisa ka virus, nuk jemi në fund të pandemisë”, Mira Rakacolli: Nuk ndryshojnë kufizimet anti-covid

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli thotë se do të mbeten në fuqi kufizimet aktuale, pa përcaktuar një afat. Për kryetaren e Komitetit Teknik lehtësimi i masave varet nga mbulesa vaksinale në popullatë.

Rakacolli tregon se të rinjtë në vendin tonë janë grupmosha me nivelin më të ulët të vaksinimit njëherësh rrezik për përhapjen e koronavirusit dhe mutacioneve të tij.

“Shifrat që ne kemi sot, pavarësisht se janë të qëndrueshme, nuk diktojnë sot ndonjë ndryshim masash. Duhet të shohim ditët në vazhdim se çfarë do të na tregojnë. Vaksinimi ka lidhje me shifrat. Po u rrit vaksinimi, patjetër që do të ulen shifrat dhe patjetër që do të ulen dhe masat. Po të kesh më shumë vaksinim, do të kemi më pak të infektuar, më pak të shtruar në spitale, numri i jetëve të humbura do të jetë zero”, tha Rakacolli në “A2”.

Edhe pse nga epidemiologët po flitet për fundin e afërt të pandemisë, zv.ministrja e Shëndetësisë e sheh me skepticizëm.

“Përderisa ka virus, nuk mund të themi që jemi në fund të pandemisë. Dihet që virusi krijon mutacione”, deklaroi Rakacolli.

Të Fundit