Shmanget tragjedia në Kthesën e Murrashit, autobusi me pasagjerë del nga rruga

Një tragjedi është shmangur në aksin Elbasan- Librazhd, pranë vendit të quajtur “Kthesa e Murrashit, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një bordurë anësore me dhe.

Vetëm fati ka dashur që autobusi të mos përfundojë në humnerën që ishte vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Autobusi me targa AA 403 XK, ka qenë i mbushur me pasagjerë në momentin kur ka dalë nga rruga. Bëhet me dije se autobusi ka dalë nga rruga në një kthesë, ku dyshohet se ka ndikuar edhe lagështira në rrugë.

Të Fundit