Shkon në 84 milion numri i rasteve me COVID-19 në gjithë botën, 33 vende kanë zbuluar variantin e ri

Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i të prekurve nga koronavirusi e ka kaluar shifrën 84 milionë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë më shumë raste se çdo vend tjetër me më shumë se 20 milion infeksione, afërsisht një e katërta e rasteve në botë. India ka shifrën e dytë më të lartë, me më shumë se 10 milion raste, pasuar nga Brazili me 7.7 milion.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë po riaktivizojnë spitalet e urgjencës që u ndërtuan në fillim të pandemisë ndërsa vendi përballet me përhapjen e një varianti më infektiv të koronavirusit.

Një zëdhënëse e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë tha se punonjësit shëndetësorë po përgatiten të rihapin spitalet Nightingale të Londrës nëse paraqitet nevoja, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Spitalet e përkohshme Nightingale u ngritën nga ushtria në zona përreth qytetit dhe kanë qëndruar në gatishmëri pasi nuk u përdorën edhe aq shumë gjatë valës së parë të koronavirusit.

Të premten, Britania regjistroi 53,285 raste të reja me COVID-19. Kjo shifër është disi më e ulët se rekordi i ditës së mëparshme prej 55,892 infeksionesh, por është dita e katërt me radhë që infeksionet e reja kanë kaluar shifrën 50,000. Ky është rreth dyfishi i numrit ditor krahasuar me vetëm disa javë më parë.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se rritja në raste të reja është rezultat i variantit të ri të koronavirusit, i cili është më ngjitës.

 

Britani, si dhe kufizime globale për udhëtarët nga Britania.

New York Times njoftoi të premten se 33 vende kanë zbuluar tani variantin e ri të koronavirusit dhe më shumë se 40 vende kanë ndaluar udhëtarët që vijnë nga Britania.

 

Të Fundit