Shkolla në Nikël, gërmadh mbeturinash! Fëmijët “jemi mësim turni i dytë”, në Fushë-Krujë

Udhëtuam drejt Niklës, pas shqetësimit, që morëm për shkollën 9 vjecare dhe gjimnazin “Ramazan Karaj”. Shkolla u shemb në janar 2022 dhe sot, në shtator 2023, nuk ka asnjë gjurmë të shkollës së re. Fëmijëve u mungon shkolla dhe 400 nxënës tani bëjnë mësim turn i dytë në Fushë-Krujë. Janë rreth 5 autobusë, që mbledhin fëmijët dhe i cojnë në Fushë-Krujë, ku zhvillohet mësimi në turnin e dytë. Në një bisedë me drejtorin e shkollës “Ramazan Karaj”, zoti Enver Balla na tha, që prindërit kanë qenë të shqetësur për orarin e pasdites. Sipas tij, shtatorin e ardhshëm do të jetë gati shkolla e re.Në Zyrën Arsimore Krujë, drejtoresha Dorina Kalaja na tha, që ka siguruar shkollë dhe transport, por ndërtesa nuk është kompetencë e saj. Menaxhuesi i shkollave është bashkia e Krujës.

Të Fundit