Shkodra nis aplikimin e testeve të shpejta, 33% e të testuarve rezultojnë pozitiv – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Shkodra nis aplikimin e testeve të shpejta, 33% e të testuarve rezultojnë pozitiv

Prej dy ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës ka nisur aplikimi i testeve të shpejta.

Nga rezultatet e testimeve, gati 33% e qytetarëve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit COVID-19.

Qarku veri-perëndimor në javën e fundit ka shënuar qindra të infektuar.

Kjo konfirmohet nga shefja e epidemiologjisë Dhurata Hysaj e cila tregoi për numrin e lartë të testimeve të kryera që nga dita e mërkurë në qytetin e Shkodrës.

“Ditët e fundit ka pasur shtim të ndjeshëm të fluksit të personave të dyshuar me COVID-19,” – u shpreh Hysaj.

Epidemiologia apeloi për shtimin e vigjilencës nga instancat shtetërore ndaj personave që nuk po e respektojnë karantinën.

Në ditët e fundit Shkodra është renditur ndër katër qarqet me numrin më të madh të të prekurve me COVID-19 në të gjithë vendin.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *