Prej dy ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës ka nisur aplikimi i testeve të shpejta.
Nga rezultatet e testimeve, gati 33% e qytetarëve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit COVID-19.
Qarku veri-perëndimor në javën e fundit ka shënuar qindra të infektuar.
Kjo konfirmohet nga shefja e epidemiologjisë Dhurata Hysaj e cila tregoi për numrin e lartë të testimeve të kryera që nga dita e mërkurë në qytetin e Shkodrës.
“Ditët e fundit ka pasur shtim të ndjeshëm të fluksit të personave të dyshuar me COVID-19,” – u shpreh Hysaj.
Epidemiologia apeloi për shtimin e vigjilencës nga instancat shtetërore ndaj personave që nuk po e respektojnë karantinën.
Në ditët e fundit Shkodra është renditur ndër katër qarqet me numrin më të madh të të prekurve me COVID-19 në të gjithë vendin.