Shkodër, vidhen kompjuterat në shkollën “Ismail Qemali”

Mbrëmjen e djeshme persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e brendshme të shkollës 9 -vjeçare “ Ismail Qemali “ në Shkodër ku dyshohet të kenë marrë disa kompjutera dhe dëmtuar disa të tjerë.

Mëngjesin e sotëm fëmijëve u është dashur të presin për rreth 1 orë për të vijuar normalisht procesin mësimor ndërsa ende në këto momente policia private dhe grupi hetimor ndodhen në brendësi të shkollës.

Të Fundit