Ndërhyrja e rrallë, mjekët i shpëtojnë jetën pacientit me kancer të pankreasit

Mjekët e spitalit të traumës kanë realizuar me sukses një ndërhyrje të rrallë tek një pacient 68 vjeçar me kancer të pankreasit. Falë teknologjisë se re, pacienti i është rikthyer jetës

Spitali i Traumës ka regjistruar një tjetër histori suksesi, duke i dhënë jetë një pacienti të prekur nga kanceri i pankreasit. Një ndërhyrje delikate e kryer në kohë rekord i ka shpëtuar jetën Luanit.

“Rasti është i veçantë për shkak të vendit ku ishte tumor. Tumori i pankreasit përgjithësisht është në trup por ky ishte në bisht dhe në kokë. U bë një ndërhyrje e vështirë, u bë pankreatektomi dstale, i cili shkoi shumë mirë”- tha Dr.Shk.Dritan Çela kirurg.

“Është një tumor goxha i rrallë në popullatë, janë rreth 2% në popullatën europiane, me teknologjinë e re që kemi bëjmë reseksionin e pankreasit Edhe pse një ndërhyrje e vështirë, gjithçka ka shkuar mirë”- nënvizoi Dr.Valmira Abilaliaj kirurge te spitali I traumës

“Ecuria post operatore ka qenë e mirë, pacienti rikthehet një javë pas interventit”- tha Dr.Dorina Shtjefni kirurge.

Tashmë që tumori është hequr, pacienti ndihet i përmirësuar, por do të duhet të ndiqet në vijimësi nga shërbimi onkologjik.

“Jam shumë i qetë , lëviz dhe punoj, jam i kënaqur që më ngritën në këmbë”- tha pacienti.

Fal kësaj ndërhyrjeje pacienti ka një shpresë të re, pasi ka dalë nga rreziku për jetën dhe nuk ka komplikacion post operator diabetin.

Të Fundit