Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum, në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë.
Polcia e Kosovës bën me dije se kanë mbetur të lënduara gjashtë vajza të cilat janë dërguara në spital për ndihmë mjekësore.
“Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.