E bija i kërkon tokën e djemve, nëna dyshon: Të ka futur bamirësja të më marrësh pronën!

Majlinda ka sjellë nënën e saj Fluturën në “Shihemi në Gjyq” për t’i  kërkuar një pjesë toke. Flutura ka një tokë të ndarë mes  fëmijëve të saj dhe vajza e vetme i  kërkon që të marrë pjesën e dy vëllezërve të saj të sëmurë.

Nëna e kundërshton kategorikisht këtë gjë sepse e mendon të padrejtë, por në këtë mbyllje të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan del edhe një detaj tjetër, e cila në fakt është e gjithë e vërteta.

Eni Çobani: Atëherë,  edhe njëherë Flutura, do ia njohësh pronësinë vajzës në të gjithë tokën dhe shtëpinë tënde?

Flutura: Si, t’ia hedh unë…jo nuk bëhet.

Eni Çobani: Nuk bëhet?

Flutura: Nuk bëhet sepse kjo çupë ka qenë shumë e mirë dhe prapë unë nuk ia hedh vlerat poshtë…

Majlinda: Po pse qenkam e keqe unë?

Flutura: Por për mua ka qenë e futur që kërkon tokën, kërkon pronën.

Ardit Gjebrea: E futur nga kush?

Flutura: Nga ajo që e mban atje.

Majlinda: Jo, jo, ajo është shumë e mirë, i kërkoj të falur.

Ardit Gjebrea: Kush është ajo?

Majlinda: Nëna që më mban me pensionin e saj.

Ardit Gjebrea: Çfarë e ke ti atë?

Majlinda: Ajo ka 17 vjet që më mban në shtëpinë e saj dhe ajo e mbolli tokën me grurë.

Eni Çobani: Po, dhe ajo dyshon që ajo të futi ty për të marrë pronën.

Majlinda: Jo, ajo mbolli tokën për…

Flutura: Ti  ke ardhur vetë i dytë me atë vetëm për këto se nuk ka mundësi të ngrihet ajo që nga Berati, të vijë tre herë në Tepelenë, Memaliaj te bashkia dhe të më bësh ti këto mua, është gabim!

Të Fundit