Shkencëtari turk: Sëmundjet që nuk shëron mjekësia, mund të shërohen me qelizat staminale

Në rubrikën “Kujdes Shëndetin” tek E Diela Shqiptare ka qenë i ftuar një shkencëtar dhe mjek mjaft i aftë turk Erdal Karaoz i cili punon dhe shëron sëmundje që mjekësia nuk jep dot zgjidhje me qelizat staminale.

Ai punon në Liv Hospital në Stamboll i cili është një rrjet spitalesh më inovative, ku kryhen operacione duke filluar nga më i lehti  dhe deri tek transplantet e organeve. Erdal Karaoz është mjeku i parë që ka bërë trajtimet me qelizat staminale në Turqi.

Ardit Gjebrea: Çfarë janë qelizat staminale?

Erdal Karaoz: Qelizat staminale, janë qeliza kryesore të trupit përgjegjëse për riparimin e organeve gjatë gjithë jetës sonë. Prej afro 15-20 vitesh ne marrim nga trupi i njeriut qelizat staminale, i riprodhojmë në laborator dhe i përdorim për trajtimet e sëmundjeve që për fat të keq mjekësia nuk i jep dot zgjidhje.

Ardit Gjebrea: Specifikisht, ato sëmundje që trajtohen përmes qelizave staminale cilat janë

Erdal Karaoz: Ka disa sëmundje që mjekësia nuk jep dot zgjidhje për shembull pas një aksidenti ju dëmtohet palca kurizore, mund të paralizoheni, nuk mund të ecni dot, ose mund t’ju ndalojë zemra për një farë kohe dhe nuk shkon gjaku në tru, qelizat në tru vdesin, mjekësia nuk jep dot zgjidhje për këtë problem, ose foshnjat që janë në barkun e nënës për një kohë truri i tyre nuk furnizohet me gjak ose oksigjen, kjo quhet paraliza cerebrale, pra këto janë disa sëmundje që mjekësia nuk jep dot një zgjidhje. Qëllimi i qelizës staminale është të rigjallërojë një organ ose ind të vdekur. Pra shkon tek vendi i dëmtuar dhe e riparon nga fillimi.

Të Fundit