Shkencëtarët zbulojnë “GPS” brenda kokës së peshkaqenëve – Stop
Bota, Të Gjitha

Shkencëtarët zbulojnë “GPS” brenda kokës së peshkaqenëve

Çdo vit, peshkaqenët nisen në rrugë të gjata migrimi përmes oqeanit, duke mos përdorur asnjë tipar fizik për të shënuar rrugën e tyre.

Si e dinë ku po shkojnë? Si e njohin rrugën? Shkencëtarët janë munduar për vite e vite me radhë t’u japin përgjigje këtyre pyetjeve.

Fusha magnetike

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Floridës vendosën të vëzhgojnë një lloj peshkaqeni që jeton përgjatë brigjeve amerikane dhe kthehet në të njëjtat grykëderdhje çdo vit.

“Ka peshkaqenë që mund të përshkojnë 20 mijë kilometra dhe të kthehen përsëri në të njëjtin vend,” – tha Bryan Keller, një studiues që ishte pjesë e ekipit.

Shkencëtarët “përdorën” 20 peshkaqenë dhe nga studimi i kokave të tyre kuptuan se është pikërisht fusha magnetike që gjendet brenda kokës së një peshkaqeni e cila i shtyn të shkojnë e të kthehen në vende që janë qindra kilometra larg njëri tjetrit.

Çfarë u vu re ishte se kur fushat magnetike i shtynë peshkaqenët të mendonin sikur ishin në jug të vendit (ku dhe ishin në të vërtetë), ata filluan të notonin në veri, njësoj sikur të kishin një GPS.

Çfarë pritet më tej?

Nevojiten hulumtime të mëtejshme për të kuptuar saktësisht se si peshkaqenët i përdorin këto fusha magnetike për të përcaktuar vendndodhjen e tyre.

Sipas Keller, studimet e peshkaqenëve do të ndihmojnë edhe në ruajtjen e tyre. Sipas një studimi të botuar në janar të 2021-shit, në vitet 1970-2018, rreth 70% e peshkaqenëve u zhduken.

50 vitet e fundit kanë qenë shkatërruese për popullatat e peshkaqenëve,” – deklaroi Nathan Pacoureau, bashkëautor i studimit.

Normat globale të peshkimit janë dyfishuar që nga viti 1950 dhe shumë peshkaqenë kapen nëpër rrjeta, ndërkohë që të tjerët janë gjuajtur me dashje.

Njohja më e thelluar e modeleve të migrimit të peshkaqenëve mund të ndihmojë në mbrojtjen e këtyre specieve nga zhdukja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *