Shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë, 27 të arrestuar

Një organizatë kriminale në Spanjë e drejtuar nga shqiptarët është shkatërruar nga një operacion i përbashkët i policisë spanjolle dhe Europol.
Sipas informacioneve, 27 persona pjesë e kësaj organizate kriminale janë vënë në pranga.
Ata akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Operacioni u zhvillua në disa qytete të Spanjës, si Barcelonë, Madrid, Malaga, Valencia etj.
Mbi 615 mijë Euro cash janë sekuestruar nga policia gjatë operacionit, orë dhe bizhuteri me vlerë 400 mijë Euro, celularë të enkriptuar, kompjutera dhe sende të tjera.
Hetuesit kanë mundur të zbulojnë se në krye të strukturës kriminale ndodheshin dy shtetas shqiptarë, njëri që vepronte si drejtues dhe tjetri si kontabilist.
Të paktën që nga viti 2018, ata kishin dy koordinatorë me origjinë kineze, të cilët dyshohet se menaxhonin një “portofol” të madh me institucione të shumta aziatike të shtrira në të gjithë territorin,me të cilat shërbenin kërkesat në para të organizatave kriminale të dedikuara për trafikun e drogës kurdo dhe kudo kishin nevojë.

 

Të Fundit