Pas denoncimit të bërë nga emisioni “STOP”, për tollumbacat me oksid azoti; reagon ministri Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbajtur fjalën në Kuvend, ku ka folur për aksionet e policisë kundër shpërndarjes së lëndës narkotike pranë shkollave.

Balla tha se po bëjnë gati një projektligj që oksidi azotit (e njohur në vend si tullumbace me droge), të cilësohet si lëndë e palejuar dhe të kontrollohet nga shteti.

Ministri po ashtu u shpreh se policia po bën përpjekje për të goditur çdo grup që i afrohet shkollave për të trafikuar lëndë narkotike. Ai madje tha se shumë shpejt do të shkojnë në Kuvend disa ndryshime në kodin penal, ku kërkoi që të mbështeten nga të gjithë.

“Dua që ta informoj Kuvendin se prej ditës së parë i kam kërkua policisë që të identifikojë të gjitha llojet e lëndës narkotike që janë në vend. Ka edhe nga ato lënë që nuk konsiderohen si lëndë narkotike, por që janë kthyer në një trend të rëndësishëm të përdorimit dhe të krijimit të varëssië të fëmijëve dhe që çojnë hap pas hapi te lënda narkotike.

Policia po e bazon veprimin në mungesë të legjislacionit për ta klasifikuar, po punojmë që të sjellim ndryshime dhe acidi azotit, të klasifikohet si lënd e palejuar.

Kjo lëndë përgjithësisht është përdorur në klinika për të bërë ndryhyrje të fëmijët. Dua ti kërkoj kuvendit mbështetjen e plotë për të bërë bashkë në këtë paketë të sigurisë së shkollës. Unë mendoj se të rinjve shqiptar, i rrezikohet një ardhme më e mirë nëse nuk ndërhyjmë sot me forcë, kundër përdorimit për lëndët narkotike.

Shumë shpejt do të sjellim ndryshime të kodit penal. Dhe unë besoj se ndjesia e shtetarit duhet të prevaloj mbi atë të politikanit. Spaçator që ia frohet shkollave të marrë një ndëshkim të madh. Duhet të sigurojmë parametra, edhe jashtë oborrit të shkollave. Sot në mëngjes në një prej shkolla më të populluara të Peshkopisë, sapo ka ndaluar një person, i cili është raportuar edhe nga oficerët e sigurisë në shkolla, gati për të shpërndarë kanabis te fëmijët”, tha ai ndër të tjera.

Po ashtu Balla bërë me dije se Interpol ka zhvilluar një operacion, ku është goditur një grup kriminal që trafikonte drogë, aktivitet që shtrihej në Shqipëri dhe Spanjë.

“Operacioni i Europol goditi një grup të madh kriminal që zhvillonte aktivitetin e vet sa në Spanjë dhe në Shqipëri”, tha ai ndër të tjera.

Të Fundit