Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur sot në Komisionin e Sigurisë nga deputetët e opozitës për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ka qenë deputeti i PD-së, Luan Baçi ai i cili e ka pyetur ministrin e Brendshëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nëse është shkarkuar apo jo Ardi Veliu, sipas News24.
Mësohet se ministri Çuçi as nuk e ka pohuar, por dhe as nuk e ka mohuar, teksa ka dhënë vetëm një përgjigje evasive.
Pjesë nga diskutimet në mbledhje
Luan Baçi: Përfitoj nga rasti që jemi me Ministrin e Brendshëm ta pyes për një lajm që po qarkullon në media mbi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Megjiothëse nga kryeministri ajo punë, a është i vërtetë lajmi apo jo?
Bledi Çuçi: Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili.
Ndërkohë që ditën e sotme në disa media është duke qarkulluar lajmi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shkarkuar.