Shiti apartament me dokumente false dhe iku në Amerikë, burri nga Tirana arrestohet sapo zbret në Rinas – Stop
Lajme, Të Gjitha

Shiti apartament me dokumente false dhe iku në Amerikë, burri nga Tirana arrestohet sapo zbret në Rinas

V.P, 55 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit. Gjykata e kryeqytetit e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për shkak se ka shitur një apartament me dokumente false.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda. Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar”, njofton Policia.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *