Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi reklamonte dhe shiste online, kartëmonedha euro të falsifikuara.
20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga Policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.