Ilir Meta paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Deri më tani nuk dihet nëse ish-Presidenti Meta është thirrur nga SPAK apo ka shkuar vetë aty siç ka bërë më herët bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi ku ka paraqitur prova për çështjen e inceneratorëve.

Këto janë pamjet kur Meta hyn në ambientet e SPAK.

Gazetarja e Klan News tha se për momentin qarkullon informacioni që Meta është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, por nuk është saktësuar çështja për të cilën bëhet fjalë.

“I vetmi informacion që po qarkullon të paktën nga ato që ne kemi mundur të konfirmojmë në pak sekonda duke qenë se janë vetëm disa minuta që zoti Meta është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, na është thënë që është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, por ende nuk na është saktësuar çështja për të cilën bëhet fjalë”, tha Daci.

Meta mund të jetë thirrur si person që ka dijeni qoftë për çështjen e inceneratorëve duke qenë se nga PL janë bërë disa kallëzime, por nga ana tjetër Meta ka një çështje të hapur sepse është kallëzuar sa i përket çështjes së lobimit në SHBA dhe gjithashtu edhe për shkak të disa trajtimeve mjekësore të kryera nga ana e tij dhe bashkëshortes së tij deputetes së PL, Monika Kryemadhi.

Gazetarja raportoi se në momentin kur u fut në SPAK nuk mbante në duar një dosje apo dokument që mund të ngrinin dyshime se ka shkuar atje për të kryer kallëzim.

Meta tha se do të fliste kur të dalë nga dyert e SPAK dhe do të japë shpjegime aq sa i lejohet në bazë të ligjit.

“Për këtë arsye do duhet që nga ana e zotit Meta të japë një informacion se për çfarë është thirrur dhe në cilësinë e çfarë personi është thirrur, por ende nuk di të them se çfarë ai nënkuptoi konkretisht, por do të mbetet për tu konfirmuar në momentet që do dalë nga dyert e SPAK për të dhënë shpjegime për gazetarët”, raportoi gazetarja.

Të Fundit