Një burrë 59-vjeçar u arrestua në Francë pasi kishte shitur maska të skaduara.
Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në rajonin e Oise pasi kishte vënë në shitje online materiale mbrojtëse të skaduara, mes tyre maska dhe dezinfektant.
Bëhet me dije se operacioni u krye në rajonin me më shumë persona të prekur nga koronavirusi në Francë. Ata zbuluan 9400 maska, 3300 doreza, 4500 pastruese, 80 shishe me xhel hidroalkoolik, të gjitha të skaduara. Ato ishin hedhur në shitje në një faqe në internet.