Kemi shkuar në Shijak, pas denoncimit të qytetarëve, të cilët ankohen, se Bashkia Shijak, shkarkon mbetjet urbane në mënyrë të vazhdueshme në atë, që për shumë vite, është përdorur si vendgrumbullim mbeturinash.Tonelata të tëra mbetjesh, pranë varrezave të vjetra, tek stadiumi i Shijakut, kanë ndotur zonën, lumin Erzen, e po ashtu kanë “përdhosur” të ndjerët, që prehen ngjitur me to.Ne bërë një vëzhgim aty dhe kemi pyetur banorët, të cilët pohojnë, se bashkia herë pas here shkarkon mbetjet aty, duke ua bërë jetën të padurueshme.E kundërta thuhet nga ana e bashkisë, dhe nga administratori i firmës së pastrimit, të cilët shprehen, se mjetet ngarkohen aty dhe cohen në Sharrë.Nënkryetari dhe administratori i firmës, premtojnë se mbetjet do të hiqen përfundimisht për disa ditë. Dhe kështu ndodhi. Zona u pastrua, por banorët thonë, se fenomeni vijon.
- +355 67 220 8888
- [email protected]