Stop e Fundjavë ndryshe apelojnë për ndërhyrjen në zemër të Rejanit 6 muajsh-Stop-30 Prill 2021 – Stop
HUMANIZEM, Të Gjitha

Stop e Fundjavë ndryshe apelojnë për ndërhyrjen në zemër të Rejanit 6 muajsh-Stop-30 Prill 2021

Sic kemi treguar edhe më parë, Rejani, nga fshatrat e Peshkopisë, është vetëm 6 muajsh dhe endet nëpër spitale.Mënyra e vetme për të marrë frymë është me një pompë oksigjeni, pasi ai ka lindur me një anomali në zemër.Rejani ka nevojë për një ndërhyrje, por familja e tij e ka të pamundur ta përballojë.Të dy prindërit janë invalidë dhe me pamundësi ekonomike. “Stop” e “Fundjavë ndryshe” kanë nisur punën për mbledhjen e fondeve për ndërhyrjen e tij.Të shumtë kanë qenë personat, të cilët kanë telefonuar në redaksinë e emisionit Stop dhe kanë kërkuar ndihmë për një karrocë, pasi e kanë të pamundur të lëvizin. Ardian Nela, një person me aftësi të kufizuara nga Italia, Ambra Tusha nga Firenze, dhe një zonjë nga Korca kanë dhuruar karroca për personat në nevojë. Ne kemi cuar një karrocë në familjen Kaloti, pasi burri i shtëpisë është i paralizuar.Po kështu në familjen Korro, pasi zonja prej një viti ishte e paralizuar. Një tjetër karrocë e kemi cuar në pavionin e dializës në Qsut, pasi e vjetra ishte e shkatërruar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *