Shijak, 23 vjeçari përplas për vdekje të moshuarën

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjepalaj të Shijakut. Sipas burimeve nga policia, viktimë ka mbetur një 76 vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin.

Ndërkohë është shoqëruar për sqarime drejtuesi i mjetit.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit