Shifra rekord/ Gjermania shënon 1 mijë të vdekur në ditë. Nis “lock down” i dytë

Pothuajse nje mijë të vdekur në 24 orë: në ditën e parë të ‘lock-doën’ të ri, Gjermania regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë dhe një rritje drastike të infektimeve.Sipas të dhënave të Robert Koch Institute, qëndra epidemiologjike gjermane,jaë 952 vdekje më shumë në bilancin total, kurse janë 27.728 rastet e reja të infektimit me koronavirus, me një rritje rreth 7000 infektime më shumë krahasuar me javën e kaluar.Është një rritje e ndjeshme,në krahasim me 590 të vdekurit e të mërkurës së shkuar,shifër e cila alarmoi Angela  Merkel. “Një çmim i papranueshëm për t’u paguar’’ tha Merkel, rekord që u tejkalua nga 598 viktimat e dy ditëve më vonë.

Në disa zona të Gjermanisë gjëndja është dramatike: në Saksoni, në zonën e maleve Metafiller në kufi me Republikën Ceke, është regjistruar një shifër alarmante me 550 infektime në 1000 banorë në shtatë ditë,me plotë 1560 raste pozitive nga 3000 tamponë që janë kryer javën që shkoi, pra më shumë se 50%. Vetë kancelarja pranoi se masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme.

 

Vendimi për të kaluar nga një “lockdoën” i butë në një “lockdoën” më të fortë I cili fillon që sot, synon t’I japë fund valës së dytë të infeksioneve: mbyllen dyqanet dhe kryesisht shkollat dhe kopshtet, kompanive I është bërë thirrje të punojnë nga shtëpia, për takimet private është vendosur një “tavan” prej 5 personash nga dy familje të ndryshme, duke përjashtuar fëmijët nën 14 vjeç. Vetëm në ditën  e Krsihtlindjes do jetë e mundur të takohen 4 persona jashtë rrethit të ngushtë të familjes.Prespektiva e vaksinimit të shpejtë, e cila duhet të fillojë menjëherë mbas Krishtlindjes(ka 60 qëndra të gatshme vaksinimi në të gjithë vendin) nuk e lejon qeverinë që të mendojë se do jetë e mundur  të behet pa rregullat e distancimit.

“Vetëm se do të fillojmë vaksinimin, menjëherë pas Krishtlindjes nuk do të thotë se rregullat nuk do të jenë të nevojshme” këmbënguli ministri I shëndetësisë Jens Spahn “do të na duhen këto rregulla deri vitin e ardhshëm”. Sidoqoftë, Spahn është optimist për mundësinë se mund t’I rikthehemi normalitetit deri në verën e ardhshme :”është një prespektivë realiste”

 

Të Fundit