Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, nën hetim nëna 37-vjeçare

Një 37-vjeçare është vënë në pranga pasi shfrytëzonte fëmijet e saj të mitur për të lypur si dhe kanosi me fjalë punonjësen sociale.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të planit të masave, për parandalimin e rasteve të fëmijëve që shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet intensive dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen N. R., 37 vjeçe, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

Kjo shtetase është konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.

Të Fundit