11 qytetarë janë arrestuar këtë të premte në Durrës për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. Policia ka bërë me dije se ata shfytëzonin për të lypur, fëmijë dhe nipër të tyre, të moshave 2-13 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se të mitur edhe në stadin foshnjor, shfrytëzoheshin nga të afërmit e tyre, për të lypur.
Për këtë veprimtari kriminale, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit Xh. H., A. B., S. B., M. B., R. A., A. K., V. A., E. A., A. A., S. A. dhe R. O., pasi në 7 raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre, me mosha që varionin nga 2 vjeç deri në 13 vjeç.
Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë”,-thuhet në njoftimin e policisë.