Parisi në flakë, Macron kërcen: Presidenti francez në shënjestër të kritikave

Në një kohë kur Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme pas vdekjes së një 17-vjeçari nga policia presidenti i vendit Emmanuel Macron ka gjetur kohë të dëfrehet. Në videon që bën xhiron e internetit, Macron shihet duke kërcyer nën ritmet e muzikës gjatë koncertit të artistit Elton John në Paris.

Shefi i Elizesë shoqërohej nga bashkëshortja e tij Brigite. Vendimi i presidentit francez për të marrë pjesë në koncert i cili është pjesë e turit të lamtumirës të artistit britanik, është komentuar negativisht nga ndjekësit në rrjetet sociale të cilët nuk kanë kursyer kritikat drejtuar Macron.

Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron ka siguruar se vendosja e një gjendjeje të jashtëzakonshme kombëtare, siç kërkohet nga zërat e ngritur në të djathtën ekstreme aktualisht nuk është një opsion që po shqyrtohet.

Të Fundit