Sherri mes çiftit përfundon në polici/ Gruaja dhunon burrin, arratiset duke i marrë makinën dhe paratë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një çifti i huaj në Prishtinë ka pasur një mosmarrëveshje, ku gruaja ka sulmuar burrin dhe më pas ka ikur nga vendngjarja.

Burime zyrtare bënë me dije se pas sherrit gruaja ka marrë makinën dhe paratë dhe më pas është larguar.
“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femër po ashtu shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa makina dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim.

 

Të Fundit