Sherr për pronën në Pogradec, dy gra rrihen me njëra-tjetrën – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Sherr për pronën në Pogradec, dy gra rrihen me njëra-tjetrën

Policia ka filluar procedim penal për dy gra në Pogradec, të cilat janë konfliktuar për pronën.

Shtetasja Sh.H. ka hyrë me forcë në banesën e shtetasit G. M., 55 vjeç, me pretendimin se banesa e tij është në pronësi të mbesës së saj. Gjatë konfliktit, shtetasja D. M., e ka goditur shtetasen Sh. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetaset Sh. H., 58 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec dhe D. M., 68 vjeçe, banuese në Gurras, Pogradec, për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Kanosja”, “Dhunimi i banesës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Këto shtetase, në fshatin Gurras, Pogradec, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive pronësie, gjatë të cilit shtetasja Sh. H., me vetëgjyqësi, ka hyrë me forcë në banesën e shtetasit G. M., 55 vjeç, me pretendimin se banesa e tij është në pronësi të mbesës së saj. Gjatë konfliktit shtetasja D. M. (e cila banon në banesën e shtetasit G. M) e ka goditur shtetasen Sh. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *