Një 15-vjeçar ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në ambientet e shkollës ku të dy të miturit janë nxënës.
Dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt për shkaqe të dobëta e në një moment 15-vjeçari ka goditur bashkëmoshatarin e tij me mjet prerës. I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”, 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.
I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit.
Materialet i kaluan Prokurorisë.