Sherr me thika mes tre të rinjve në Lushnje, 2 prej tyre përfundojnë në spital

Një 17-vjeçar me iniciale D. K., është arrestuar në Lushnje pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu ka goditur me thikë K. N., 20 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit K. N., 20 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Të Fundit