Sherr me sëpatë, dy kushërinjtë në Belsh përfundojnë në spital

Dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin kanë përfunduar në spital pas një sherri me sëpata.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç.

Sipas bluve, gjatë sherrit që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta ata kanë goditur njeri-tjetrin me sëpatë dhe për pasojë të dy janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.07.2021, rreth orës 08:35, në fshatin Dushk, Belsh, shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sëpatë dhe për pasojë të dy shtetasit janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit