Sherr me armë dhe thika në një lokal të Kavajës, dy persona vrasin njëri-tjetrin

Dy persona kanë humbur jetën pak çaste më parë pas një sherri me armë dhe thikë në një lokal në qytetin e Kavajës.

Mësohet se shtetasit Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja janë konfliktuar brenda lokalit ndërsa njëri ka qëlluar me thikë. Në këtë moment Altin Rexha i është përgjigjur duke e qëlluar Gosën me armë zjarri.

Të dy kanë ndërruar jetë pasi janë transportuar në spital, përkatësisht Altin Rexha ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me thikë, ndërsa Edmond Gosa ka vdekur si pasojë e plagëve nga tre plumba.

Raportohet se një prej viktimave është person me precedent kriminal i njohur për policinë.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Të Fundit