Sherr masiv te Liqeni Artificial, dy grupe u konfliktuan për gërvishtjen e makinave

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të Liqenit Artificial. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një parkingu dhe policia bën të ditur se në të janë përfshirë më shumë se 8 persona.

Sipas uniformave blu, shkak për këtë sherr është bërë gërvishtja e dy makinave të parkuara.

Si pasojë e përplasjes fizike kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët pasi morën ndihmën mjekësore në spital u shoqëruan në polici. Gjithashtu policia shoqëroi edhe 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./Tv Klan

Të Fundit