Në 16 shkurt transmetuam rastin e Dave dhe Prene Nikolli, nënë e bijë, të cilat janë nxjerrë me dhunë nga djali i familjes nga banesa e tyre në Shën Koll të Lezhës,në gusht 2019. Edhe pse u mor një vendim i formës së prerë, që dy gratë të ktheheshin në banesë, vendimi nuk ekzekutohej, megjithë kalimin e afateve. Banesa, ku duhet të hynin nënë e bijë, qëndronte e mbyllur, pasi djali ishtë jashtë shtetit. Pas transmetimit në “Stop”zyra përmbarimore ekzekutoi vendimin dhe Dave e Prene Nikolli hynë në shtëpinë e tyre.
