9 pushues nga Kosova në Shëngjin janë helmuar gjatë qëndrimit në një hotel.
Klan News raporton se pushuesit dyshohet të jenë helmuar nga një pesticid për desinsektimin e mushkonjave.
Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia po heton për të përcaktuar shkaqet e sakta të helmimit.